As spanjolli nuk bën 'hajër' në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin e radhës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 18:32 | Futboll

As spanjolli nuk bën 'hajër' në Vlorë, Flamurtari

Ekipi i Futbollit të Flamurtarit ka njoftuar se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me trajnerin spanjoll Carlos Garcia.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se prej ditësh flitej se spanjolli Carlos Garcia nuk është më trajneri i Flamurtarit.

Teksa i ka uruar Garcias suksese në vazhdimin e karrierës së tij, Klubi i Futbollit të Flamurtarit e ka vlerësuar atë për qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë drejtimit të skuadrës.

Kujtojmë se Flamurtari gjatë këtij sezoni, pra që kur ka hyrë në kategorinë Superiore, ka shënuar rezultate të dobëta.

As spanjolli nuk bën 'hajër' në Vlorë, Flamurtari

DEKLARATË ZYRTARE:

Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia.

Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë.

Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë.

Flamurtari Football Club (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos