Deklarata e Raçiç në emisionin “Mega Sport” në A2 CNN bën jehonë në median serbe!

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 21:43 | Futboll

Deklarata e Raçiç në emisionin “Mega Sport”

Stevan Raçiç: “Dua që shqiptarët të ndihen si në shtëpinë e tyre kur vijnë këtu”

Media serbe “N1” i ka bërë jehonë intervistës së sulmuesit serb Stevan Raçiç, i cili ishte i ftuar të dielën në emisionin sportiv “Mega Sport” në A2 CNN.

I njohur për periudhën e tij të suksesshme te Partizani i Tiranës, Raçiç, që ende luan futboll në ligat e ulëta në Serbi, foli me respekt të veçantë për përvojën e tij në vendin tonë dhe për lidhjen që ruan me Shqipërinë.

“Dua që gjithçka të shkojë mirë dhe të luhet futboll i bukur. Unë jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë. Nuk mendoj se do të ketë incidente, dua që shqiptarët të ndihen si në shtëpinë e tyre kur vijnë këtu, ashtu siç jam ndier unë në Shqipëri. Le të fitojë futbolli, le të fitojë dashuria. Zemra ime është e madhe për Shqipërinë, më kujtohen me mall vitet në Partizanin e Tiranës,” u shpreh Raçiç gjatë intervistës.

Lojtari 40-vjeçar, i lindur në Baçka Palanka, ka pasur një karrierë të pasur në disa vende. Përveç Partizanit, ai ka luajtur edhe për Kamzën në Shqipëri, ndërsa jashtë vendit ka qenë pjesë e ekipeve në Mal të Zi (Çelik), Greqi (Trikali), Ukrainë (Volos), Kore të Jugut (Daejeon) dhe Maltë (Pembroke).

Në Serbi ka mbrojtur ngjyrat e Javorit, Jagodinës dhe Napredakut, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit Hercegovac Gajdobra, që luan në ligën komunale të Baçka Palankës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos