Kombëtarja luan të shtunën ndaj Serbisë, trajneri i kundërshtarëve bën ndryshime në listë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 13:43 | Futboll

Kombëtarja luan të shtunën ndaj Serbisë, trajneri i

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka bërë ndryshime në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Vanja Dragojeviç, nga ekipi U21 kaloi te skuadra e parë dhe kjo është thirrja e parë për të në përfaqësuese. 19-vjeçari është futbollist i Partizanit të Beogradit.

Trajneri Dragan Stojkoviç ka ftuar edhe anësorin e Vojvodinës, Lazar Rangjeloviç, shkruan A2.

Serbia ka filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë ditën e sotme, ndërsa përballja është të shtunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos