"Serbia do jetë në play off", Stojkoviç apel tifozëve për ndeshjen me Shqipërinë: Na lini të luajmë futboll si në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 14:01 | Futboll

"Serbia do jetë në play off", Stojkoviç apel

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë një ndeshje kyçe për kualifikueset e Botërorit 2026, në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit. Një fitore do të afronte të dyja kombëtaret me playoff-in, duke pasur parasysh se Anglia është praktikisht e paarritshme, kështu që është e qartë se ndeshja do të jetë tepër e luftuar.

Në kuadër të përgatitjeve për sfidën e së shtunës, ka dalë në konferencë për mediat trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i cili shprehu bindjes se ekipi i tij do të luajë në play off.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes me Shqipërinë, është një duel për pozicionin e dytë, hap rrugën për në mars të vitit të ardhshëm kur ka ndeshje eliminatore. Besoj se kemi cilësinë për këtë qëllim. Është e qartë se Shqipëria mund të na çojë në rrugën për në SHBA, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm dhe e tëra çfarë duhet është të bëjmë punën aty ku ka rëndësi, në fushë. Aty është përqendrimi im, ta çoj Serbinë në Kupën e Botës, edhe pse unë e bëra atë në vitin 2022”, tha Stojkoviç.

Përzgjedhësi i serbëve nuk u pajtua me deklaratën se dueli me Shqipërinë nuk është tërheqës.

“Pse Shqipëria nuk është tërheqëse? Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe domethënëse. Duke parë tabelën dhe çfarë mund të ndodhë, Shqipëria është përparësia e të gjitha përparësive. Nuk mund të luash kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë çdo ditë, duhet të kesh ndeshje si kjo. Për mua, kjo është ndeshja dhe kundërshtari më i rëndësishëm. Një ndeshje e vështirë na pret. Po, nuk do të jetë e lehtë. Nëse nuk jemi mjaftueshëm të angazhuar, do të kemi probleme. Ashtu si Barcelona pati problem kundër Seviljes sepse nuk reagoi siç duhet. Shikoni Letoninë, atë qëndrim që kishin kundër nesh”, tha Stojkoviç.

Trajneri i Serbisë pati edhe një thirrje të fortë për tifozët serbë, duke kërkuar një sjellje dinjitoze dhe shmangien e situatave të ngjashme me ndeshjen e Beogradit, në vitin 2014.

“Do të doja të bëja një apel. Të gjithë ata që do të vijnë në stadium në emër të të gjithëve nesh dhe jush, ndajnë të njëjtin mendim me mua, që ndeshja të zhvillohet me lojë dhe sjellje të ndershme dhe korrekte. Nuk do të doja që ne të futeshim në një situatë ku të marrim një penallti, dhe marrëzi... Kjo është e panevojshme, ekipi kombëtar kërkon mbështetje. Për ta mbështetur, për t'i uruar fat, për t'u përqendruar ekskluzivisht në çështjet e futbollit, kjo është ajo që do t'u kërkoj lojtarëve. Mos fyeni askënd, brohorisni drejt dhe saktë”, bëri thirrje Stojkoviç.

Sa i përket zgjedhjes së Leskovcit për këtë sfidë, një qytet larg huliganizmit të Beogradit dhe me stadiumin me shumë më pak ulëse, Stojkoviç tha se ekipi e njeh mirë këtë stadium.

“Nuk është hera e parë që luajmë në Leskovac, kemi pritur Danimarkën, Zvicrën dhe Bullgarinë atje, kemi shumë përvoja të mira. Nuk është e panjohur për ne, e njohim stadiumin dhe gjithçka atje. Varet nga ne që të luajmë mirë dhe ta vendosim ndeshjen në favorin tonë. Një avantazh apo një disavantazh, mendoj se nuk është asnjëra. Kjo është arsyeja pse po përgatitemi dhe po bëjmë gjithçka për të dhënë maksimumin, për t'i bërë tifozët dhe njerëzit të lumtur. Njerëzit do të përmendin edhe aspekte të tjera, është e rëndësishme që ne të përqendrohemi ekskluzivisht në sport dhe futboll, njësoj si në Tiranë, kur filluam kualifikimet. FSS mori një vendim për arsye sigurie, ju i patë fishekzjarrët, dhe tani do të përpiqemi të jemi mikpritës të mirë", tha Pixi.

Ai njoftoi po ashtu se Serbia do të duhet të bëjë pa pesë lojtarë (Lukiq, Nedeljkoviq, Vanja Milinkoviq-Saviq, Iliq, Gudelj) për shkak të lëndimeve. Për këtë arsye ai ka ftuar në kombëtare tre lojtarë të Superligës: Vasilije Kostov, Vanja Dragojeviç dhe Lazar Rangjeloviç.

Ka pasur ndryshime, kemi një listë të gjatë lojtarësh të lënduar, nuk është lajm i mirë, por kështu është. Sasha Lukiç ka një dëmtim dhe do të mundojë katër deri në gjashtë javë, megjithëse nuk mund të mbështetemi tek ai për Shqipërinë për shkak të pezullimit. Ivan Iliç dëmtoi pulpën e këmbës kundër Atalantës, nuk ishte në protokoll për dy nga tre ndeshjet dhe nuk luajti në të tretën. Katai Zante ka një dëmtim në gju dhe nuk po stërvitet. Kosta Nedeljkoviç ka një dëmtim në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushës për dy muaj. Gudelj ndjeu dhimbje në zonën e legenit. Vanja Milinkoviç-Saviç ka dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ka luajtur nën injeksione. Doktori i Napolit raportoi se ai ka nevojë për 10 ditë rikuperim, kështu që ai nuk do të vijë”, njoftoi trajneri i Serbisë.

Ai po ashtu njoftoi se formacioni startues do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ai që luajti kundër Anglisë në “Maracana”.

Asnjë sistem nuk garanton sukses, nuk ka formulë magjike. Pyetja e vetme është se si lojtarët i kuptojnë dhe i zbatojnë idetë. Duhet të qëndroj i qetë dhe i përmbajtur, siç kam qenë gjithmonë, nuk ndiej presion dhe dua t'ua kaloj këtë lojtarëve. Nuk besoj se lojtarëve u mungon vetëbesimi, mezi presin ndeshjen dhe duan ta kthejnë atë ditë të keqe kundër anglezëve në një të mirë. Ekipi do të ndryshojë, krejtësisht ndryshe”, deklaroi Pixi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos