Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet. Ismajli dhe Pajaziti nuk ia dalin

Nga Dea Kozma
7 Tetor 2025, 13:39 | Futboll

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet. Ismajli dhe

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit.  

Grupi nuk ka qenë i plotë, por nën urdhrat e trajnerit Sylvinho ishte pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj janë bashkuar me ekipin gjatë orëve të mbrëmjes.

Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.

Sakaq, FSHF në komunikatën e saj për shtyp bëri me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak të dëmtimeve që kanë marrë me klubet e tyre.

Edhe pse Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive, pas tyre, stafi mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë pasi dy lojtarët nuk mund të rikuperohen në kohë për dy sfidat e tetorit.

Ndeshja Serbi -Shqipëri do të luhet të shtunën, më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa 3 ditë më vonë, në 14 tetor, kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Jordaninë, në Arenën Kombëtare në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos