
Kombëtarja shqiptare ka humbur edhe miqësoren ndaj Ukrainës.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho u mposht 1-0, me një gol të pësuar në fillimin e pjesës së dytë.
Pas një harkimi nga e majta, topi shkoi në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposhti Strakoshën, shkruan A2.
Shqipëria u mund në 26 mars nga Polonia, duke humbur shansin për të luajtur finalen e "playoff"-it të Botërorit, ndaj Suedisë.
Formacionet:
UKRAINA: Riznik, Konoplia, Zabarnji, Sarapi, Mikolenko, Jarmoliuk, Malinovski, Shaparenko, Hutsuliak, Jaremçuk, Voloshin.
Trajner: Sergei Rebrov
SHQIPËRIA: Strakosha, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Uzuni.
Trajner: Silvinjo (A2 Televizion)