
Kosova u eliminua nga Turqia në finalen e “play off” për Botërorin.
Pas vërshëllimës përfundimtare, Vedat Muriqi u kap nga kamerat duke shpërthyer në lot teksa ndodhej në stol, shkruan A2.
“Dardanët” humbën 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mos u kualifikuar në Botërorin e këtij viti.
Turqia kaloi në avantazh në minutën e 53 të ndeshjes, pas një aksioni individual të Yildiz.
Ylli i Juventusit hyri në zonë, pasoi për Kokçu, i cili goditi keq, por topi shkoi në këmbët e Akturkoglu, i cili e shtyu në rrjetë, shkruan A2.
Kosova pati rastin më të mirë në pjesën e parë, me Fisnik Asllanin që goditi shtyllën, ndërsa më pas Muriqi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.
(A2 Televizion)