Sylvinho: Ishte e vështirë të reagonim pas Polonisë

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 23:08 | Futboll

Sylvinho: Ishte e vështirë të reagonim pas Polonisë

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur para mediave në fund të ndeshjes miqësore që Shqipëria humbi 1-0 përballë Ukrainës.

“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë. Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishin. Ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor", tha Sylvinho, shkruan A2.

"Ishte e vështirë që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur", shtoi trajneri i Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos