Në letër ndeshja ndërmjet Atletikos së Madridit dhe Borusias së Dortmundit është sfida mes dy skuadrave surprizë të sezonit.
Spanjollët kaluan Interin për të siguruar vendin në çerekfinalet e Champions, edhe pse italianët vlerësoheshin si favoritë.
Në anën tjetër, gjermanët fillimisht fituan grupin me PSG, Milan dhe Njukasëll, teksa në sfidat me eliminim direkt kaluan PSV.
Në gjashtë përballjet historike ndërmjet Atletikos dhe Borusias, situata është e balancuar, me dy fitore të kolçoneros, tre të verdhezinjve dhe një barazim. Por, fakti është se gjermanët kanë vuajtur gjithmonë në ndeshjet e luajtura në tokën iberike.
Në 18 sfida të luajtura në Spanjë, Dortmundi ka fituar vetëm në tre raste, duke barazuar pesë herë teksa ka pësuar 10 humbje. Statistikat dhe ecuria e fundit flet në favor të Atletikos, që përveç faktorit fushë, gjatë këtij sezoni është shfaqur si një skuadër e fort në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)