Arsenal - Bayern ndahen në barazim, të dy palët pretendojnë nga një penallti të mohuar

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 23:30 | Futboll

Arsenal - Bayern ndahen në barazim, të dy palët pretendojnë

Edhe dueli tjetër dhuroi emocione të forta por as aty nuk kishte një fitues. Bayern dhe Arsenal nuk shkuan më shumë se në një barazim 2-2 në Londër dhe tani kualifikimi vendoset në “Allianz Arena”.

Përballja nisi me presion të lart që në fillim me të dyja skuadrat që e kërkonin golin. Saka kaloi në avantazh Topçinjtë që në minutën e 12-të ndërsa gjermanët iu përgjigjën shpejt me Gnabry. Pas kësaj, bavarezët shtuan forcat dhe përmbysën gjithçka me Harry Kane nga penalltia. Edhe pjesën e dytë, emocionet nuk munguan. Trossard barazoi shifrat ne 2-2 duke e bërë sfidën dhe me interesante. Në fund vetëm shtylla i mohoi golin Coman-in ndërsa vendasit pretenduan dhe për një penallti por për gjyqtarin çdo gjë ishte e rregullt.

Edhe Bayern pretendoi një penallti të padhënë. Në minutën e 66-të portieri Raya i pasoi topin mbrojtësi Gabriel, por ky e kapi atë me dorë dhe rinisi gjithçka nga e para. Incidenti nuk u kap nga kamerat live gjatë ndeshjes, por trajneri gjerman, Thomas Tuchel, tha se edhe arbitri i kishte rrëfyer pas ndeshjes se duhej akorduar penallti.

Në fund, pas barazimit 2-2, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura dhe gjithçka do të vendoset në ato 90 minuta në Mynih, pas 1 jave.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos