PSG sfidon Barcelonën në “Parc des Princes”

Nga Erald Kodhelaj
10 Prill 2024, 11:15 | Futboll

PSG sfidon Barcelonën në “Parc des Princes”

Edhe kjo e mërkurë rezervon ndeshje të bukura dhe që garantojnë emocione të mëdha në Champions League.

Dueli më i fortë në letër është ai mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës në Park De Princ. Dy ekipe që premtojnë spektakël nëse do t’i referohemi dhe të kaluarës.

Të gjithë i kujtohet ajo ndeshje e pabesueshme në 2017 mes Barcelonës dhe PSG. Pas humbjes së parë 4-0 në Paris, katalanasit në atë kohë të drejtuar nga Luis Enrique, bënë befasinë e madhe teksa fituan 6-1 ndaj PSG duke i dhënë një shuplakë të fortë ekipit francez.

Edhe sot garantohet një lojë e bukur. Barcelona vuan mungesat e Balde, Gavi dhe Pedri ndërsa në dyshim është De Jong. Ndërkohë tek Parisi bëjnë llogaritë pa Kimpembe dhe Hakimin. Takimi luhet sot prej orës 21;00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos