Spektakël, emocione dhe një ndeshje tipike e një finaleje të parakohshme në Champions League. Real Madrid dhe Manchester City u ndanë në një barazim 3-3 në çerekfinalen e parë në Santiago Bernabeu dhe tani kualifikimin do të vendoset në Etihad.
Takimi nisi vrullshëm me Bernardo Silvën që gjeti rrjetën që në minutën e dytë të takimit. Megjithatë dhe përgjigjja e Los Blanco-s nuk vonoi pasi përmbysën shifrat me Rodrygo e Camavinga. Edhe fraksioni i dytë, ritmi nuk u ndal. Kampionët në fuqi rikthyen avantazhin me Foden dhe pas tij Gvardiol që me supergolat e tyre përmbysën shifrat. Pavarësisht kësaj, reali nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund.Valverde me një perlë riktheu baraspeshën në fund dhe 90 minutat e para u mbyllën pa një fitues dhe me rezultatin final 3-3.
Gjithçka do të vendoset pas një jave në Etihad aty ku Manchester City pret Realin për një biletë në gjysmëfinale.
“Kjo ndeshje ishte një reklamë për futbollin dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke parë cilësinë e skuadrave në fushën e lojës. Ishte një ndeshje shumë intensive, të cilën e patëm nën kontroll për aq kohë sa ia dolëm të ruajmë ritmin. Më pas, u tërhoqëm disi, por luajtëm si të barabartë me City-n dhe jemi besimplotë për ndeshjen e kthimit”, tha pas takimit, trajneri madrilen, Carlo Ancelotti.
“E vetmja keqardhje është që kishim 2-3 raste për të shënuar golin e 3-1 dhe nuk ia dolëm. Arbitri nuk ishte në nivelin e skuadrave në fushë. Mundohej të linte vazhdimin e lojës, por kishte mungesë eksperience dhe dukej qartë”, shtoi ai.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe me intensitet. Jam shumë i kënaqur me atë që bëmë dhe tani do të kërkojmë fitoren në ndeshjen e kthimit. Në pushim u thashë futbollistëve të luajnë të organizuar dhe të mendojnë që përveç 45 minutave në Madrid, ka edhe 90 të tjera në shtëpinë tonë. Djemtë e interpretuan ndeshjen në mënyrë perfekte dhe më dhanë të tjera kënaqësi, siç kanë bërë gjithmonë vitet e fundit. Realit i kam zili Toni Kroosin, që bën kundërshtarin të lëvizë ashtu siç ai do dhe me një lehtësi për t’u admiruar. Kualifikimi tani vendoset në shtëpinë tonë dhe jam besimplotë”, u shpreh pas ndeshjes Pep Guardiola. (A2 Televizion)