Festoi si “i çmendur” pas fitores ndaj Lazios, jepet dënimi për Mancinin

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 17:59 | Futboll

Festoi si “i çmendur” pas fitores ndaj Lazios, jepet

Nuk ka skualifikim për mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini i cili festoi si i çmendur në fund të ndeshjes ndaj Lazio, duke marrë një flamur nga ultrasit verdhekuq ku shfaqej një mi me ngjyrat laciale bardhë e blu.

Megjithatë, Gjykata Sportive, vendosi një gjobë 5000 euro ndaj lojtarit, i cili ishte dhe shënuesi i vetëm në këtë takim që riktheu Romën tek fitorja e derbit të kryeqytetit pas rreth 2 vitesh.

“Nuk doja të ofendoja askënd, mora flamurin e parë që më dhanë. Kërkoj falje”, u shpreh mbrojtësi për kanalet zyrtare të Romës pas ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos