Rei Manaj do të vijojë të jetë pjesë e Sivassporit të paktën dhe për një sezon. Ka qenë vetë klubi turk, që ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes, ndërsa pritja që tifozët i kanë bërë në Turqi shqiptarit ka qenë spektakolare.
Bomberi kuqezi ka zbarkuar në aeroportin e Sivas, ku tifozët bardhekuq krijuan një atmosferë elektrizuese, ndërsa brohorisnin emrin e Manaj.
Ndonëse qarkulluan shumë lajme për një largim të tij, sulmuesi kuqezi vendosi të qëndrojë në Turqi të paktën dhe për një edicion.
Në sezonin e kaluar, Manaj u shndërrua në idhullin e tifozëve me 18 gola në 33 ndeshje ndërsa dhuroi dhe 3 asist.
Sivas'ta Rey Manaj'a çok özel karşılama ????pic.twitter.com/2HKtTHeYQS (A2 Televizion)
— Sporxtv (@sporxtv) July 21, 2024