Manchester City mundi 2-1 Watford në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë të Carabao Cup. Trajneri Pep Guardiola zbriti në fushë thuajse formacionin e dytë të skuadrës dhe përballë ekipit që militon në kategorinë e dytë angleze, rezultoi efikas.
Jeremy Doku dhe Mathias Nunes realizuan për “Citizens” dhe hipotekuan kualifikimin më tej, duke bërë të pavlefshëm dhe golin e Tom Inch në fund.
Edhe Chelsea mori një biletë më tej teksa mundi 5-0 Barrow. Protagonisti kryesor ishte Nkunku që shënoi tre gola. Farman shënoi autogol, ndërsa Neto në fund mbylli 90 minuta me rezultatin e pastër 5-0.
Në fazën 1/8 kaluan dhe Leicester me Aston Villa. (A2 Televizion)