7 nga 7, Barça perfekte me të rinj!

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 22:59 | Futboll

7 nga 7, Barça perfekte me të rinj!

Barcelona e këtij fillim sezoni është perfekte në La Liga. Në 7 javët e para ka arritur të marrë 7 fitore, duke realizuar 23 gola dhe ka pësuar vetëm 5.

Skuadra e fundit që provoi forcën e katalanasve ishte Getafe, e cila duhet të jetë e "kënaqur" duke parë që u mund minimalisht 1-0 në këtë sfidë.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga polaku Lewandowski që në nisje të takimit. Edhe në vijim, Barcelona vijoi të kërkoi të shënojë sërish, por nuk ia doli, shkruan A2.

Real Madrid është ekipi që është në ndjekje të Barcelonës, ku kampionat deri tani kanë grumbulluar 17 pikë, 5 fitore dhe 2 barazime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos