Ballkani, në raundin e tretë të Conference League

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 08:27 | Futboll

Ballkani, në raundin e tretë të Conference League

Ballkani, i drejtuar nga Orges Shehi,barazoi ndaj maltezëve të Florianas, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Conference League.

Pas triumfit 4 -2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë, ekipi nga Suhareka arriti të menaxhonte mjaft mirë këtë avantazh, duke barazuar në sfiën e kthimit me rezultatin 1-1, shkruan A2. 

Vendasit shënuan të parët me anë të futbollistit Vella në minutën e 38-të, teksa skuadra e Shehit, gjeti baraspeshën në minutën e 46 me sulmuesin Adetunji.  

Tashmë, në raundin e tretë, Ballkani do të përballet me irlandezët e Shamrock. Një kundërshtar jo i pamundur për skuadrën shqiptare të Kosovës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos