Conference League, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo “me një këmbë” në turin e tretë

Nga Dea Kozma
31 Korrik 2025, 10:41 | Futboll

Conference League, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo “me një

Sot vëmendja do të jetë e gjitha tek ekipet shqiptare që luajnë për të kaluar në turin e tretë të Conference League. Secila prej tyre e ka hedhur një hap të rëndësishëm më tej edhe pse duhen akoma 90 minuta që çdo gjë të finalizohet, Egnatia vjen me avantazhin e dy golave ndaj bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Fakti që luajnë dhe në Arenën Egnatia e bënë më të thjeshtë për rrogozhinasit që duan të bëjnë detyrën deri në fund.

Në anën tjetër, Vllaznia ka udhëtuar në Islandë për ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Rejkjavik. Ndeshja në Loro Boriçi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të shkodranëve të cilët janë besimplotë se do të kalojnë në turin tjetër.

Në anën tjetër, Dinamo pret ekipin nga Andorra, Atletik D'eskalades në stadiumin Elbasan Arena. Kryeqytetasit vijnë me avantazhin e një goli nga ndeshja e parë që u mbyll 2-1. Grupi për Ilir Dajën është i plotë dhe pa probleme fizike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos