Barazim spektakolar në Ballsh, Tiranës i “ikën fitorja nga duart” në sekondat e fundit

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 18:05 | Futboll

Barazim spektakolar në Ballsh, Tiranës i “ikën fitorja nga

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të javës së katërt në Kategorinë Superiore, e cila u mbyll në një barazim spektakolar 2-2.

Ballshiotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 18 me anë të Përgjonit. Bardheblutë nuk po arrinin dot të reagonin deri në minutën e 83-të, atëherë kur Ndreca, i futur në fushë në pjesën e dytë, u bë protagonist me një gol spektakolar. 5 minuta më pas, sërish Ndreca kaloi Tiranën në avantazh, duke krijuar përshtypjen e përmbysjes së madhe, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, skuadra e Bylisit nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit të shtesës realizuan golin e barazimit me anë të Rucit.

Pas këtij takimi, Bylisi mban vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e 6 me 4 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos