Nuk ka kohë për të humbur. Kombëtarja i lë menjëherë vendin kampionatit, me skuadrat që zbresin në fushën e lojës për javën e katërt të Kategorisë Superiore.
Prej pasdites së sotme, Tirana luan transfertën me Bylisin, me bardheblutë që kërkojnë fitoren e parë në këtë sezon.
Prej orës 19:00 nis supersfida ndërmjet Vllaznisë dhe Egnatias, kampione në fuqi. Paralelisht me ndeshjen në “Loro Boriçi” luhet edhe përballja e Skënderbeut me Teutën.
Sfidat e kampionatit vijojnë të enjten me dy ndeshje të tjera: derbin ndërmjet Partizanit dhe Dinamos, por edhe duelin Elbasani-Laçi.
Përsa i takon renditjes, Egnatia kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Partizani me 6. Nga vendi i tretë deri në vendin e dhjetë, skuadrat ndahen vetëm nga dy pikë. (A2 Televizion)