Zbulohet përse Kvaratskhelia doli nga fusha me Shqipërinë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 17:13 | Futboll

Zbulohet përse Kvaratskhelia doli nga fusha me Shqipërinë

Lajme jo të mira vijnë për tifozët e Napolit pas ndeshjeve të Kombëtareve që u zhvilluan gjatë kësaj jave në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ylli i napoletanëve Kvaratskhelia pësoi një goditje të fortë gjatë pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji dhe u detyrua të dalë me dhimbje të forta nga fusha e lojës.

Trajneri i gjeorgjianëve, Willy Sagnol tha se: "Kvara luajti me dhimbje të forta, donte të qëndronte në fushë sa më gjatë. Ai është një lojtar i madh ekipi. Në fund  më duhej ta ndryshoja".

 Anësori tani do të monitorohet nga stafi mjekësor i napolitanëve nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen në transfertë kundër Cagliarit të planifikuar për të dielën në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos