Zyrtare, Ajeti prezantohet në mënyrë spektakolare nga klubi i ri

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 09:43 | Futboll

Zyrtare, Ajeti prezantohet në mënyrë spektakolare nga klubi i ri

Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Cluj dhe u prezantua te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe Taulant Seferi, tjetër lojtar i përfaqësueses sonë, raporton A2.

Ajeti u ble për 300 mijë euro nga klubi turk dhe u prezantua me një video spektakolare.

Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos