
PSG-Arsenal do të jetë finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, një sfidë që premton jo pak spektakël.
Parizienët prenë biletën për në finale pas një beteje të ashpër ndaj Bayern Munich, me të cilin u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e dytë, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm me shifrat 6-5, shkruan A2CNN.
Ndeshja nisi si një "rrufe në qiell të hapur" për gjermanët që u tronditën në stadiumin e tyre që në minutën e 3'-të të takimit. Goli erdhi nga Dembele pas një krosi nga i papërmbajtshmi Kvaratskhelia. Në pjesën e mbetur të sfidës PSG tregoi se është një ekip i konsoliduar dhe që di të mbrohet.
Bayern u hodh në sulm me gjithë "artilerinë" e tij, duke kërkuar përmbysjen, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë nga Harry Kane, shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës.
Tani, skena është gati për një natë magjike në Budapest, ku parizienët janë vetëm një hap larg mbrojtjes së kurorës së Ligës së Kampionëve dhe përballë kanë Arsenalin, një ekip që rishkruajti historinë dhe është i etur për lavdi.
(A2 Televizion)