Barcelona fiton pastër ndaj Bilbaos, debuton edhe Rodri

Nga A2 CNN
28 Gusht 2026, 09:06 | Futboll

Barcelona fiton pastër ndaj Bilbaos, debuton edhe Rodri

Barcelona mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e parë të La Ligës, por që ishte shtyrë për të enjten.

Raphinha në minutën e 37-të shënoi golin e parë, pas asistit të Pedrit, shkruan A2.

Ndërsa në minutën e 82-të ishte Fermin Lopez, i cili përfitoi nga një gafë qesharake e mbrojtësit Laporte, duke vulosur fitoren e katalanasve.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Rodrin, mesfushorin spanjoll i cili u afrua nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje vere.

Në duelin e radhës Barcelona do të presë Rayo Vallecanon e Balliut dhe Kumbullës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos