Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë, me 4 pikë.
Kuqezinjtë e Alban Bushit u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Algjeria në përballjen e fundit në grup, duke u eleminuar përfundimisht nga ky turne, shkruan A2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën algjerianët shënuan dy herë dhe mbyllën shpejt llogaritë e sfidës.
Kombëtarja shqiptare e mbyll grupin me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës. (A2 Televizion)