
Ergys Agasi i kërkuar për dosjen AKSHI do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë.
Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet, shkruan A2 CNN.
Gjatë kësaj kohë ai është vëzhguar nga distanca me metoda speciale.
Agasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë krijimin e një grupi kriminal, pastrimin e parave dhe shkelje të lidhura me tenderat. (A2 Televizion)