
Real Madrid fitoi me shifrat 4-1 përballë Real Sociedad, në ndeshjen e shtyrë të javës së parë të kampionatit spanjoll.
Pas një pjese të parë të vakët dhe të mbyllur në barazim 1-1, me golat e Mbappe dhe Sucic, pjesa e dytë pa një Real më efikas, shkruan A2.
Mbappe shënoi dy herë të tjera, ndërsa një gol e shtoi edhe Vinicius, për të vulosur një sukses bindës 4-1.
Ndeshje për t’u vlerësuar edhe nga Jude Bellingham, i cili dha dy assist.
(A2 Televizion)