Alarm për bombë në Durrës! Policia dyshon për bombë me telekomandë

Nga Elitjona Doko
28 Gusht 2026, 09:19 | Kronikë

Alarm për bombë në Durrës! Policia dyshon për

Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ndërsa po ndërtohet një perimetër sigurie për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve.

Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se në pallat ndodhet një bombë e komanduar me telekomandë. Autoritetet po kryejnë verifikimet në terren dhe kanë marrë masat përkatëse të sigurisë.

Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos