Barcelona mposhti 3-0 Getafen, duke ruajtur ritmin e Realit kryesues.
Një aksion spektakolar, pas një pasimi me thembër të Dani Olmos, i dha mundësi Ferran Torresit të zhbllokonte rezultatin, shkruan A2.
Ishte sërish Ferran Torres ai i cili shënoi golin e dytë dhe praktikisht vulosi ndeshjen që në 45 minutat e para.
Dani Olmo shënoi golin e vetëm të pjesës së dytë, duke e mbyllur serinë e golave të ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.
(A2 Televizion)