Mirlind Daku nuk di të ndalet. Ndryshe nga performanca me Kombëtaren që lë për të dëshiruar, në Rusi, sulmuesi gjilanas është shndërruar në një makineri golash.
27-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat, pasi shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1, në humbjen që Rubin Kazan po regjistron në sfidën ndaj Akron Togliatti.
Bomberi kuqezi mposhti portierin kundërshtar me një goditje të bukur nga jashtë zone, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës.
Daku po zhvillon një sezon tepër pozitiv me Rubinin, teksa në 9 ndeshje ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës, duke shpërblyer më së miri besimin e klubit. (A2 Televizion)