Barcelona nuk fali përballë Sevilla, duke e shkatërruar atë me rezultatin 5-1 në shtëpi. Ndeshja nuk pati histori. Pjesa e parë u vendos nga dopieta e Robert Lewandowski dhe goli i Pedri.
Edhe në fraksionin e dytë, spektakli i katalanasve nuk u ndal. Ishte Torre që la firmën e tij me dy gola dhe praktikisht vulosi fitoren e Barcelonës. Sevilla realizoi golin e nderit me Itumbo, por ishte thjesht për statistika, pasi çdo gjë përfundoi me rezultatin final 5-1.
Pas këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kryeson renditjen me 27 pikë, 3 më shumë se Reali.
Edhe Atletico Madrid fitoi 3-1 ndaj Leganes. Një fitore me përmbysje kjo për madrilenët, që u ndëshkuan në pjesën e parë nga Nejou. Në të dytën, u pa në fushë një tjetër skuadër dhe aty nisi spektakli madrilen. Aleksander Sorloth dy herë dhe pas tij Griezmann bënë të pavlefshëm golin e miqve dhe hipotekuan tre pikët nga ky takim.
Pas këtij suksesi, Aletico është në vendin e tretë me 20 pikë, 4 më pak se Reali i vendit të dytë dhe nga 7 larg Barcelonës kryesuese. (A2 Televizion)