Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi një pritje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të politikës shqiptare, ku të pranishëm ishin figura nga të dyja kampet politike.
Në aktivitet ra në sy mungesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ambasadori Wendt vuri theksin te rëndësia e forcimit të shtetit ligjor dhe institucioneve, ndërsa mesazhet kryesore u përqendruan te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan A2.
Ambasadori nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për përballimin e këtyre sfidave, duke theksuar se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit mbetet një element i rëndësishëm i marrëdhënieve dhe i forcimit të institucioneve shqiptare.
“Të forcojmë aleancën tonë të sigurisë, të zgjerojmë tregtinë dhe investimet, si dhe të çmontojmë me vendosmëri organizatat kriminale transnacionale”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij ambasadori Wendt.
Pritja vjen në një moment kur politika shqiptare vijon të jetë e përfshirë në debate të forta, ndërsa marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe mesazhet e tyre për sundimin e ligjit mbeten në qendër të vëmendjes. (A2 Televizion)