"Bashkëhartues i ndryshimeve në kodin e procedurës", avokati: Drago Kos, vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 22:11 | Politikë

Avokati Leonard Karaj deklaroi se në krye të ekspertëve të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

“Është tentuar edhe më parë të ndryshohet Kodi Penal. Që të mos e kundërshtonte Brukseli zyrtar, vuri një tenderim vetëm për ata, që ta bënin Kodin siç e donin ata. Ishin 5-6 ekspertë dhe në krye të këtyre ekspertëve ishte Drago Kos. Ky është vëllai i Marta Kos, ekspert me nam vërtet të mirë në Europë, por unë ngre pyetjen: nëse e bën Drago Kos dhe vendoset në tryezën tonë, motra e tij do thotë “jo, e ka bërë gabim”? Kjo që ka sjellë sot kryeministri është tipikisht shqiptare. Ai tha se avokati nuk mund të konsiderohet më si orendi. Dakord, sepse kështu duhet të jetë realisht, por problemi është se nuk je në një shtet ku funksionon demokracia. Prandaj u bënë SPAK dhe GJKKO”, tha Karaj në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.

“Duhet vendosur një balancë mes të mirës publike dhe të drejtës së njeriut. E mira publike është të luftojmë sa më shumë korrupsionin, por nuk luftohet kur nuk ka asnjë vepër penale që i kalon 5 vite që të marrësh masë sigurimi personal. Shpërdorimi i detyrës është ulur në 4 vite dhe kjo do të thotë që asnjë ofiqar nuk do të bëjë një ditë burg. Do dënohet dhe nuk do të shkojë një ditë në burg”, shtoi Karaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos