Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë, me shifrat 4-1, ndaj Villarreal këtë të diel në La Liga. Talenti anglez, Bellingham shkëlqeu sërish, duke hapur serinë e golave që minutën e 25, ndërsa braziliani Rodrygo shënoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Në të dytën e gjetën golin edhe Diaz e Modric.
Megjithatë, pavarësisht fitores me këto shifra, te Reali e mbyllën me dhimbje këtë takim, pasi Davida Alaba dhe Mendy u larguan të lënduar në 45 minutat e para. Austriaku, në minutën e 33-të të lojës pas përdredhjes së gjurit.
Qendërmbrojtësi pati një duel me Gerard Morenon dhe ra përtokë, mes dhimbjesh. Ai doli nga fushë duke çaluar, madje nuk mund ta mbështeste këmbën në tokë. Sikur të mos mjaftonte lëndimi i Alabas, në pjesën e parë edhe Mendy ka pasur shqetësime në këmbën e tij të djathtë dhe nuk mundi ta vazhdonte lojën. Francezi mund t’i shtohet listës së të lënduarve, megjithëse për momentin, ashtu si për Alaban, nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit. (A2 Televizion)