Manchester United ndal Liverpool-in, Arsenali i merr kryesimin

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 20:20 | Futboll

Manchester United ndal Liverpool-in, Arsenali i merr kryesimin

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 17 në Premier League Liverpool-Manchester United është mbyllur në barazim pa gola.

“The Reds” e dominuan këtë takim dhe krijuan shumë, por në fund gabuar para portës, me Onanën e United, i cili iu përgjigj kritikave me një ndeshje fantastike.

Fundi i ndeshjes u shoqëruar edhe me tensione e ndërhyrje të gabuara, me Dalot që u ndëshkua me karton të verdhë e më pas edhe me karton të kuq në minutën e 90+4’, duke lënë “Djajtë e Kuq” me një lojtar më pak.

Pas këtij takimi, Liverpooli ka zbritur në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se Arsenali i vendit të parë, i cili fitoi më herët 2-0 ndaj Brighton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos