Interi, “makineri” perfekte, Asllani i lumtur edhe me vetëm 2 minuta

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 22:54 | Futboll

Interi, “makineri” perfekte, Asllani i lumtur edhe me vetëm 2

Interi këtë sezon në Serie A është një makineri thuajse perfekte pa kundërshtarë dhe forcën e zikaltërve e provuan mbrëmjen e së dielës edhe lacialët në stadiumin e tyre në Romë.

Skuadra e Inzaghit tregoi forcë dhe cinizëm edhe në këtë sfidë dy elementë e kanë karakterizuar këtë sezon. Goli i parë i sfidës u realizua nga Lautaro Martinez, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtësve të Lazios dhe pasi shmangu edhe portierin e dërgoi topin në rrjetë. Më pas gjithçka ishte më e lehtë dhe goli i dytë u realizua nga Thuram në pjesën e dytë.

Edhe këtë sfidë, Asllani e nisi nga stoli dhe Inzaghi vendosi ta aktivizonte vetëm në minutën e 88, duke zëvendësuar Calhanoglu. Ndërkohë, Elseid Hysaj qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes duke mos u aktivizuar për asnjë minutë.

Me këtë fitore, Interi blindon vendin e parë me 41 pikë, 4 më shumë se Juventusi ndjekës, ndërsa Lazio ka zbritur në vendin e 11 me vetëm 21 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos