E pabesueshme! Pochetino i jep minuta, Broja nuk shënon me portën bosh

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 18:36 | Futboll


Armando Broja vijon të marrë minuta të vlefshme për të gjetur formën perfekte te Chelsea, pas dëmtimit që e mbajti larg fushës së blertë për të paktën 9 muaj.

Ylli kuqezi u hodh në fushë nga tekniku Mauricio Pochetino në minutën e ’75 të sfidës me Sheffield United, duke zëvendësuar Raheem Sterling, por nuk ia doli të lërë gjurmë në minutat e luajtura.

Blutë e Londrës ishin duke fituar 2-0 me golat e Nicolas Jackson dhe Cole Palmer.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një shans të artë për të shënuar golin e tretë të sfidës në minutën e ‘83, por dështoi me sukses ta dërgonte asistin perfekt të Palmer në rrjetë.

Edhe pse ndodhej vetëm 1 metër larg portës së boshatisur të Sheffield, Broja e dërgoi topin jashtë, duke bërë më të vështirën.

Në përfundim të ndeshjes Broja u vlerësua me një notë mesatare 6.6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos