
Interi mposhti Atalantën me rezultatin 1-0 në Bergamo, falë një gabimi të Berat Gjimshitit.
Berat Gjimshiti gaboi në minutën e 65-të me pasimin e tij në mbrojtje, kështu që përfituan zikaltërit, duke shënuar me Lautaron, shkruan A2.
Kështu, Interi e mbyll vitin me 1 pikë më tepër se Milani në renditje.
Trajneri i Atalantës, Rafaelle Palladino, në fjalën e tij pas ndeshjes, foli për episodin: “Në fund të ndeshjes e përqafova Gjimshitin sepse ai zakonisht nuk i bën këto gabime. Janë episode që ndodhin dhe nuk mund ta fajësoj".
"Kemi gabuar në zgjedhjet përfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai me Samardzic. Kundër këtyre skuadrave duhet t’i shfrytëzosh rastet sepse nuk të japin shumë”, u shpreh trajneri i Atalantës.
(A2 Televizion)