
Një i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës.
Gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte, shkruan A2.
Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
Njoftimi
Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.
Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.
Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)