Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit, janë disa nga pasojat më të rënda të shkaktuara nga fruthi. Alarmi u dha në Dita Jonë nga mjeku Edi Tushe, pas shtimit të rasteve me fruth dhe komplikacionet. Sipas tij shenjat e para të fruthit janë kolla, hundët dhe skuqja e syve, ndërsa thekson që i vetmi parandalim është vaksinimi.
“Është e pamundur ta ndash fruthin nga sëmundjet e tjera virale 3 shenjat kryesore janë kolla hundët dhe skuqja e syve dhe temperatura e lartë. Ka shenja që e diferencojnë nga shenjat klinike. I vetmi trajtim është vaksinimi që parandalon sëmundjen dhe ruajtjen e popullatës delikate. Fruthi është për komplikacionet që mund të japë është amnezia, ose humbja e kujtesës për një kohë të zgjatur gati edhe një vit. E dyta është që në 150 -200 mijë raste mund të lërë dëmtime të pashlyueshme në trurin e njeriut si dëmtimi i përjetshëm i trurit nga fruthi”.
Mjeku Tushe thotë në A2 CNN se një tjetër veçori e fruthit është që shumë ngjitës, ndërsa mosha që sëmuret më shumë janë 15-vjeçarët. Sipas tij po bëhen përpjekje për afrimin e moshës së vaksinimit.
“Nga ana tjetër fruthi ka edhe një veçori tjetër në krahasim me viruset e tjerë është shumë ngjitës. Një i sëmurë me fruth sëmur edhe 10- 12 të tjerë. Mosha që sëmuret më shumë është 15-vjeçare, por edhe persona që janë më pak se një vjeç se fëmija është i mbrojtur nga antikorpet që shkon deri në 3-4 muaj. Nga përpjekjet që po bëhen është të afrohet vaksina e fruthit. Ka vende në Europë që e bëjnë në muajin e gjashtë dhe të nëntë”.
Duke renditur shkaqet e fruthit ai thekson se kryesor është refuzimi i vaksinimit.
“Një nga shkaqet kryesore është se një pjesë e njerëzve nuk kanë besim te vaksinat dhe refuzojnë vaksinimin e fëmijëve. Shumë njerëz me kohën e kanë humbur aftësinë për t’u mbrojtur nga fruthi për shkak të një pastrimi nga antikorpet dhe njerëz që vuajnë nga disa sëmundje të caktuara apo që janë të vaksinuar me vaksinë të llojit tjetër rreth viteve 60-65. Kjo është arsyeja që në SHBA janë parë shumë raste të moshës së mesme”. (A2 Televizion)