Chelsea u mund 2-1 nga Wolverhampton, duke regjistruar humbjen e tetë në 18 javë kampionat.
Armando Broja e nisi sfidën si titullar për “Blutë” dhe pati një mundësi të mirë në minutën e pestë. Pasi dribloi bukur një mbrojtës kundërshtar, Broja nuk arriti të godiste, ndërkohë që gjashtë minuta më pas nuk u koordinua saktë, pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë.
Trajneri Pochettino e zëvendësoi 22-vjeçarin me ukrainasin Mudryk pas një ore lojë. (A2 Televizion)