Pas 4 muajsh, më në fund Kane largohet nga hoteli ku jetonte

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2023, 22:06 | Futboll

Pas 4 muajsh, më në fund Kane largohet nga hoteli ku jetonte

Që kur u transferua te Bayern Munchen, para 4 muajsh, Harry Kane ka jetuar në një hotel luksoz që kushtonte rreth 11 mijë euro nata, por tashmë sulmuesi anglez ka gjetur shtëpi.

Kapiteni i Anglisë, me anë të një postimi në Instagram, ka falenderuar dhe ka përshëndetur të gjithë punonjësit e hotelit që e kanë pritur në Gjermani gjatë këtyre muajve.

Sipas “BILD”, Kane ka gjetur një shtëpi të re dhe duhet t’i paguajë hotelit rreth 1,2 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos