Borussia Dortmund-Real Madrid do të jetë çerekfinalja e fundit e Kupës së Botës për Klube.
Verdhezinjtë, jo me pak vështirësi, mposhtën meksikanët e Monterrey me rezultatin 2-1, shkruan A2.
Guirassy ishte vendimtar me dy golat e tij (14' dhe 24'), ndërsa Berterame shkurtoi diferencat (48') dhe gjithashtu shënoi edhe golin e barazimit, por që u anulua në pjesën e dytë.
Kështu, nuk do të ketë sfidë ndaj “Los Blancos” për Sergio Ramos dhe nga ana tjetër nuk do të ketë as përballje mes vëllezërve Bellingham, pasi Jobe Bellingham i Borussias u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur përballjen e ardhshme nga Realit të vëllait të tij Jude Bellingham. (A2 Televizion)