Vllaznia është mundur 4-0 në miqësoren e radhës në Slloveni kundër Olimpija Ljubjana.
Në formacionin e Edi Martinit kishte një bashkim mes titullarëve fiks të ekipit dhe lojtarëve të rinj.
Shkodranët e nisën keq, pasi që në minutën e 11 Jago u ndëshkua me karton të kuq, shkruan A2.
Në disavantazh numerik, Vllaznia e kishte të vështirë të reagonte. Nga dy gola në secilën pjesë bënë që shkodranët të dorëzoheshin shpejt, ndërsa tentativat drejt portës ishin të pakta.
Një ndeshje për t’u harruar nga të besuarit e Martinit, që sot do të luajnë dhe miqësoren e radhës kundër rumunëve të Petrolul, ndeshja e fundit në fazë përgatitore para ndeshjes në Conference League, me Dauga-Vpils. (A2 Televizion)