Mbappe: E shoh veten kandidat për Topin e Artë

Nga Dea Kozma
8 Shtator 2026, 12:29 | Futboll

Kylian Mbappe ishte në qendër të vëmendjes në konferencën për shtyp para sfidës së Champions League mes Real Madridit dhe Interit. Sulmuesi francez foli për objektivat e tij dhe të skuadrës, duke theksuar se dëshiron të kombinojë suksesin individual me trofetë.

I pyetur për mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”, Mbappé pranoi se e konsideron veten kandidat, pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, por nënvizoi se vendimi u takon gazetarëve. Francezi u ndal edhe te kritikat për kontributin defensiv dhe krahasimet me lojtarë si Dembélé e Raphinha.

“Duhet të përmirësohemi të gjithë”, ishte në thelb mesazhi i tij, ndërsa mbrojti kontributin që jep në fusha të ndryshme të lojës. Përpara një prej sfidave më të mëdha të sezonit, Mbappe e bëri të qartë ambicien: Real Madridi kërkon trofe, ndërsa ai kërkon të jetë protagonist si me gola, ashtu edhe me suksesin e skuadrës.

Të martën do të publikohet dhe lista e kandidatëve për Topin e Artë: 30 lojtarët e nominuar për Topin e Artë për meshkuj, 30 lojtaret për çmimin e femrave, 10 portierët, 10 talentet e rinj, trajnerët dhe klubet e nominuara. Fituesit nga secila kategori do të shpallen më 26 tetor në Londër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos