Leagues Cup, Uzuni shkëlqen, 4 gola dhe një vend në formacionin ideal

Nga Dea Kozma
8 Shtator 2026, 12:31 | Futboll

Myrto Uzuni ka lënë gjurmë ne Leagues Cup, turneun që u zhvillua mes skuadrave të Major League Soccer dhe atyre të kampionatit meksikan të futbollit. shqiptari u veçua mes futbollistëve më të spikatur të kompeticionit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi 4 gola në fazën e grupeve, duke u shpallur golashënuesi më i mirë. Por për Uzunin nuk ishte ky vlerësimi i vetëm. Duke analizuar të dhënat statistikore të futbollistëve gjatë gjithë turneut, Sofascore ka ndërtuar edhe formacionin ideal të edicionit, ku sulmuesi shqiptar ka siguruar një vend.

Një tjetër konfirmim për paraqitjet e Uzunit, i cili u dallua për finalizimin dhe ndikimin e tij në fazën e grupeve. Turneu u mbyll me triumfin e Tolukas, ndërsa Uzuni e përfundoi aventurën mes emrave më të spikatur të kompeticionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos