Mbrëmjen e së enjtes, Conference League mbylli ndeshjet e raundit të dytë.
Chelsea mundi 4-1 Panathinaikos në transfertë, shkruan A2 CNN. Blutë e Londrës nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren dhe mbyllën llogaritë shpejt. Joao Felix shënoi dy herë, ndërsa Mudryk dhe Nkunku vulosën tre pikët e radhës për ekipin londinez. Grekët shënuan golin e nderit me Pelistri, por vetëm kaq pasi ishte shumë vonë për të ndryshuar diçka.
Edhe Fiorentina bëri detyrën duke mundur 4-2 zvicerianët e Gallen. Quarta, Ikone dy herë dhe Gosens ishin protagonistët kryesorë të vjollcëve, që pas dy ndeshjeve të para kanë grumbullar 6 pikë të plota.
Fitore regjistroi dhe Legia e Varshavës, ndërsa Real Betis barazoi 1-1 me Copenhagen. (A2 Televizion)