Pas presioneve dhe akuzave, Trump mbron Infantinon: Një gabim i madh nëse largohet

Nga Dea Kozma
11 Gusht 2026, 15:27 | Futboll

Pas botërorit kreu i FIFA-s u vu në qendër të kërkesave për tu larguar, ku shkak u bë tentativa për shitjen e 20 për qind të aksioneve investitorëve privat që mund të kontrollonin Kupën e Botës apo gara të tjera. Alarmit iu shtua dhe lidhja e dyshuar intime me një vajzë të administratës në kohën kur Infantino kishte qenë sekretar i UEFA-s. Revoltës së anëtarëve të UEFA iu përgjigj presidenti Amerikan, pikërisht aty ku nisi dhe tensioni.

Me anë të një postimi në platformën X, kreu i shtëpisë së Bardhë paralajmëron se largimi i kreut të FIFA-s do të ishte një “gabim i tmerrshëm”, ndërsa e quan një drejtues “fantastik”.

"FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsye, do të mendonte të zëvendësonte presidentin Gianni Infantino. Ai është fantastik dhe sapo ka drejtuar Botërorin më të suksesshëm të zhvilluar ndonjëherë, katër herë më të madh. Nëse ai largohet, nuk do të jetë kurrë më kaq i suksesshëm apo fitimprurës".

Gjatë Botërorit 2026 Trump dhe Infantino u shfaqën në një marrëdhënie të afërt, madje Infantino pranoi që ti anulohej dhe kartonit i kuq SHBA, vetëm se e kërkoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Për këtë arsye Trump e ka bërë të qartë qëndrimin e tij: Infantino duhet të qëndrojë në krye të futbollit botëror. Dhe kjo mbështetje, në një moment kur presioni ndaj presidentit të FIFA-s po rritet, mund të ketë peshë të madhe në betejën për të ardhmen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos