Një makineri golash. Sulmi i kombëtares shqiptare duket i “frikshëm” para ndeshjeve të shtatorit. Kjo është pikërisht ajo që kërkon Rolando Maran në prag të rikthimit të ekipit në fushe.
Uzuni, Seferi, Muçi apo Daku kanë dhënë sinjale të forta në nisjen e sezonit, duke e bërë repartin ofensiv një prej pikave më interesante për sfidat e Ligës së Kombeve.
Myrto Uzuni është ai që kryeson. Tre goditje në shenjë në fitoren e Austin ndaj Pueblas në Leagues Cup dhe katër gola e një asist në total për sezonin e ri. Sulmuesi beratas duket në një moment forme të jashtëzakonshëm, shkruan A2.
Në Turqi, Taulant Seferi nuk mund të kishte kërkuar një debutim më të mirë me Kayserisporin. Titullar dhe dy gola, një në minutën e 9-të dhe tjetri në të 56-tën. Një nisje që tregon qartë se është gati dhe mund të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Rolando Maran.
Një emër tjetër shumë i dashur dhe për tifozët kuqezi mbetet ai i Ernest Muçit. Sulmuesi kuqezi e ka nisur me gol me Trabzonsporit, pasi shënoi në miqësoret ndaj Udineses dhe Zelez-nicarit, ndërsa dhuroi asist ndaj Göztepes, pavarësisht interesimit që vazhdon të vijë nga klubet europiane.
Edhe Mirlind Daku nuk mbetet pas. Sulmuesi që sa herë vesh fanellën kuqezi jep shpirtin në fushë, duket në formë të mirë në këtë filllim sezoni. Dy gola në dy ndeshjet e para me Rubin Kazanin, përpara transferimit te Spartaku i Moskës. Një tjetër tipar që tregon qartë se 27 vjecari ka “ndezur motorin”.
Katërshja në formë duket se sfidon edhe Brojën për të cilin ende nuk ka një kontratë të konfirmuar.
deaMë 26 shtator ndaj Bjellorusisë dhe më 29 ndaj San Marinos, Shqipëria nuk kërkon thjesht rezultate, por kërkon kreun. Ky eshte objektivi i vetëm i kuqezinjve që të ngjiten në Ligën B. (A2 Televizion)