Conference League, Dinamo nuk është dorëzuar, ëndrra në Europë vazhdon

Nga Dea Kozma
27 Gusht 2025, 14:44 | Futboll

Një paraqitje dinjitoze, skuadër serioze dhe që në çdo ndeshje futet si e barabartë me gjigandë të futbollit botëror. Ky është synimi  i Dinamos edhe përballe polakëve të Jagiellonias në ndeshjen e kthimit në Play Off-in e Conference League. Kryeqytetasit kanë në letër një detyrë thuajse të pamundur megjithatë në kampin blu mbizotëron optimizmi se mund të bëjnë mirë dhe pse jo përballe tifozëve të tyre të marrin një rezultat pozitiv.

Trajneri Ilir Daja njihet si ''arkitekti” i mrekullive shqiptare në Europë..Pas Skënderbeut dhe Ballkanit, trajneri ka shkruar historinë dhe me Dinamon që për herë të parë siguroi Play-Off-in në Conference League, duke eliminuar gjigantin kroat Hajduk Split.Me disiplinë, strategji dhe mentalitet fitues, Daja po shkruan kapitullin e artë të “Nëndetëses Blu”.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Naser Aliji tregoi për A2 CNN, se ëndrra e Dinamos në Europë nuk ka përfunduar. Sipas mbrojtësit të kombëtares shqiptare, djemtë do të japin maksimumin dhe garantojnë se do të bëjnë një paraqitje dinjitoze ndaj ekipit polak.

Pas largimit të Baton Zabargjës dhe Itodo Mandelës, Dinamo u përforcua me Bernard Berishën. 33-vjecari është një njohje e vjetër e futbolli shqiptar por edhe e vetë trajnerit Daja që e ka stërvitur në kohën kur drejtonte Skënderbeun kampion.

Dinamo e di se detyra është e vështirë por besimi nuk ka humbur. Sido të jetë rezultati, kryeqytetasit tani e kanë shkruar historinë me germa të arta. Ndeshja ndaj polakëve të Jagellonias është e programuar të enjten në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos